Policia spanjolle ka arrestuar një burrë, i cili dyshohet se ka tentuar të shesë një pikturë të rreme të Leonardo da Vinçit në Itali për 1.3 milionë euro.
Megjithëse burri kishte një licencë eksporti për veprën, e cila supozohej të ishte një portret i aristokratit dhe komandantit ushtarak italian Gian Giacomo Trivulzio, licenca kishte skaduar, duke bërë që oficerët e doganës në postën kufitare Modane të kontaktonin policinë spanjolle.
Leja e eksportit nuk përbën garanci autenticiteti. Vepra me vlerë 1.3 milionë euro po transportohej për shitje në Milano. Edhe pse licenca ishte e vërtetë, fakti që ajo nuk ishte më e vlefshme do të thoshte se përpjekja për të eksportuar veprën ishte e paligjshme.
Pas marrjes së alarmit në korrik 2022, oficerët e policisë kombëtare të Spanjës udhëtuan drejt kufirit francez për të rikuperuar pikturën, e cila më pas u dërgua në Prado në Madrid për ekspertizë.
Raporti i ekspertëve arriti në përfundimin se vepra ishte një kopje e portreteve milaneze të pikturuara rreth fundit të shekullit të 15-të dhe fillimit të shekullit të 16-të,” tha policia në një deklaratë.
“Piktura ndoshta është realizuar me qëllim mashtrimi, në fillim të shekullit të 20-të. Si e tillë, vlera e saj është midis 3000 dhe 5000 euro dhe piktura mund të përjashtohet kategorikisht si autorësi e Leonardo-s apo ndonjë artisti tjetër italian të asaj kohe”.
Një zëdhënës i policisë tha se një burrë spanjoll rreth të 40-tave ishte arrestuar në Madrid në lidhje me rastin.
“Një licencë eksporti nuk është një garanci e origjinalitetit të një pune”, thuhet nga policia.
“Në këtë rast, licenca po përdorej si mjet për të pretenduar se piktura ishte origjinale. Pasi u bë e qartë se licenca kishte skaduar, piktura u konfiskua dhe u hap një hetim.