Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Tiranë. Një i moshuar ka tentuar të vetëhidhet në liqenin e Paskuqanit, por është ndaluar nga policia.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.A.

“ka tentuar të vetëhidhet në liqenin e Paskuqanit, shtetasi A. A., 82 vjeç, veprim i cili është parandaluar nga punonjësit e Policisë që kanë mbërritur në vendngjarje, menjëherë pas njoftimit. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.”, sqaron policia.