Policia ka arrestuar një 48-vjeçar, pasi është kapur në tentativë për të vjedhur në një resort në Hamallaj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 48 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi është kapur në tentativë për të vjedhur në një resort në Hamallaj.”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.





