Një shqiptar ka tentuar të grabiste një biçikletë në një stacion hekurudhor në Itali, por është kapur në flagrancë nga pronari i saj.

Pronari i biçikletës sapo e pikasi, e mbërtheu shqiptarin 25-vjeçar dhe më pas e mbajti peng, duke mos e lejuar që të largohej.

Për të shpëtuar nga kjo situatë, i riu ka telefonuar policinë, duke u thënë se është rrëmbyer dhe se po mbahej peng. Por edhe pronari i biçikletës e kishte denoncuar të riun për tentativë grabitjeje. Sapo policia mbërriti në vendin e ngjarjes, arrestoi 25-vjeçarin.

Në gjykatë, avokati ka kërkuar mbrojtjen për shqiptarin, duke thënë se ndaj klientit të tij ishte ushtruar presion dhe mbajtur peng, duke i siguruar në këtë mënyrë atij lirinë.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Rexhio Emilio.