Një 23-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ka tentuat të vjedhë kabllon e energjisë elektrike në portin e Durrësit.
Sipas policisë, është ndaluar shteasi me iniciale A. K., 38-vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu në pranga ka përfunduar dhe një 24-vjeçar, pasi është kapur, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët e Hetimit të Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë, shtetasin A. K., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në tentativë për të vjedhur kabllon e energjisë elektrike në Port Durrës.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen Xh. Gj., 24 vjeçe, banuese në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan në Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





