Policia e Korçës ka finalizuar sot operacionin “Kulla e Hirit” gjatë të cilit është arrestuar një person me rrezikshmëri të lartë, i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 10 vite burg për tentativën e vrasjes së katër personave.
Si rezultat i operacionit, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:
• Muhamet Bedulla, 26 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për “Vjedhje”).
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë me vendimin e datës 06.02.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 10 vite burg për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në 23.06.2015, ku në lagjen nr. 8, ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me sende të forta 4 shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.





