Shqiptari i arratisur nga burgu italian është kapur në tragetin e Barit. Andi Arapi akuzohet së bashku me tre persona të tjerë si i përfshirë në tentativë për vrasjen e djalit të moderatores italiane, Simona Ventura, Niccolo Bettarini.

Drejtësia italiane e dënoi me 5 vite burg shqiptarin por Arapi u arratis nga burgu në përpjekje për të ardhur në Shqipëri ku u prangos në traget.

Mes katër të dënuarve, dy ishin shqiptarë ndërsa i riu italian i plagosur u dëmshpërblye me vlerën 200 mijë  euro.