Policia ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim pasi akuzohet pë veprën penale "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë".

Në prangat e efektivëve të Policisë së Mallakastrës ra 36-vjeçari Florent Kodhelaj, banues në Fier, i dënuar me 13 vite burg.

Kodhelaj një vit më parë në Greqi, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë një shtetas grek.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Kyparisssis Greqi me Vendimin datë 07.06.2017 e ka dënuar me 13 vjet burg për veprën penale "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë".