22 korrik 2015 – Arrest me burg ka vendosur Gjykata e Kavajës këtë të mërkurë, për shtetasin Fadil Kasemi, i cili 3 ditë më parë tentoi të vriste me pistoletë ish-bashkëshorten e tij në Golem.
Ngjarja është shënuar rreth orës 16.00 të datës 19 korrik, në një restorant në Golem, ku me një pistoletë që e mbante pa leje, Kasemi ka kanosur ish-bashkëshorten e tij, Fildes Hafizi në sy të fëmijëve të tyre.
Fillimisht ata janë përleshur fizikisht, dhe më pas Kasemi ka nxjerrë nga një çantë që kishte me vete pistoletën për të vrarë ish-gruan. Në ato momente ka ndërhyrë dhe djali i çiftit dhe gruaja ka mundur t’i shpëtojë sulmit me armë.
Pas arrestimit, Kasemi ka pretenduar se gjatë kërcënimit të ish-gruas ka qenë i dehur, por nga verifikimet nuk rezultoi ashtu. Ai kishte konsumuar alkool në masën 0.1 – 0.2 %, çka nuk e justifikon veprimin e tij barbar.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/