DURRËS,22 shtator 2013- –Policia e Durrësit mundi të parandalojë sot një vrasje si dhe të shoqërojë autorin e kësaj ngjarjeje.
Sot rreth orës 13:00 në lagjen 4 të qytetit të Durrësit, një shtetas i identifikuar si Aldo Mamaqi, 23 vjec ka qëlluar me pistoletë pronarit të një lokali, por fatmirësisht ky i fundit u ka shpëtuar të shtënave. Skena u shënua brenda lokalit ku ndodheshin dhe klientë, të cilët fatmirësisht u shpëtuan plumbave. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes , por autori, kushëri i ish-ministrit Sokol Olldashi, njihet si person me precedent penalë.Policia ndërkaq kryer shoqërimin e 6 personave si dëshmitarë në ngjarje.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/tentoi-te-vrase-pronarin-e-nje-lokali-arrestohet-kusheriri-i-sokol-olldashit-150023.html





