Policia ka arrestuar një 68-vjeçar i cili qëlloi me armë gjahu çifte drejt bashkëshortes, me qëllim për ta vrarë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës pas njoftimit të marrë se një shtetase nga Vau i Dejës po transportohej për ndihmë mjekësore drejt spitalit të Shkodrës pasi dyshohej se ishte dhunuar nga bashkëshorti, menjëherë kanë organizuar punën për sqarimin rrethanave, kapjen dhe arrestimin autorit.
Në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër u bë kapja e shtetasit Xh. H., 68 vjeç, banues në fshatin Mjedë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 68-vjeçari, për motive të dobëta (xhelozie) ka qëlluar 2 herë me armë gjahu çifte në drejtim të bashkëshortes për ta vrarë dhe më pas e ka goditur me grushte në fytyrë dhe e ka dëmtuar me mjet prerës (xham) në pjesën e qafës dhe shpatullës.
61-vjeçarja shtetasja Gj.H, ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut çifte, dy gëzhoja dhe 17 fishekë armë gjahu.
Burri akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë.