Apeli i gjykatës së Tiranës ka shpallur të pafajshëm Bardhok Nokën i cili në prill të vitit 2020 ka tentuar të vrasë shtetasin Kevin Shabani duke qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt BMW-së së këtij të fundit.

Kjo ndodhi pas konfliktit për motive të dobëta. Ndërsa pasi Noka u shpall fajtor nga gjykata e Kurbinit, u bë apelimi i këtij vendimi. Në vendimin e dhënë ditën e sotme gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Bardhokun, duke arritur në përfundimin se nuk vërtetohej fajësia e tij.

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehuritme iniciale Bardhok Noka, iakuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasje me dashje”,mbetur në tentativë si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” ,të parashikuarnga nenet76, 22 dhe 278tëK.Penal.

Fakti objektakuze lidhet me ngjarjen e datës 28.04.2020,ku në aksin rrugor Mamurras – Ura e Drojës, në dalje të qytetit të Mamurrasit, shtetasi me iniciale B.N u akuzua, sesi pasojë e një konflikti verbal me shtetasin me iniciale K(N)SH(P),ka qëlluar me armë zjarri drejt makinës së këtij të fundit.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin,me vendimin nr. 628-74, datë 10.05.2021 ka vendosur:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.N, për kryerjen e vepres penale “ Vrasje me dashje”, mbetur në tentative, parashikuar nga neni 76 e 22 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.N, për kryerjen e vepres penale “ Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal,
dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
3. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal “Caktimin e dënimit për disa vepra penale”, dënimin me e të pandehurit B.N me 7 (shtatë) vjet e 6 (gjahstë) muaj burgim..

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokurori i Rrethit Gjyqësor Kurbin, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, lidhur me masën e dënimit,si më poshtë:
-Për kryerjen e vepres penale “ Vrasje me dashje”, mbetur në tëntative, parashikuar nga neni 76 e 22 i K.Penal, dënimin me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.
– Për kryerjen e vepres penale “ Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal, dënimin me5 (pesë) vjet burgim.
-.Në aplikimtë nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve caktimin ndaj të pandehurit të një dënimi të vetëm prej14 (katërmbëdhjetë ) vite burgim.

-Gjithashtu, ankim paraqiti edhe i pandehuri me iniciale B.N, i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes pasi nuk vërtetohet fajësia e tij.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Edlira Petridhe anëtarë znj. Valdete Hoxha dhe z.Genti Shala, me vendimin nr. 969, datë 17.10.2022 vendosi:

-Ndryshimin e vendimit nr. 628-74, date 10.05.2021 teGjykates se RrethitGjyqesorKurbin.
-Deklarimin e pafajshemte te pandehurit B.N per veprat penale te “vrasjes me dashje” te mbetur ne tentative parashikuarnganenet 76 dhe 22 te Kodit Penal sidhe “mbajtjes pa leje te armeve”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

Tiranë, 17.10.2022
GJYKATA E APELIT TIRANË