Një 33-vjeçar është vënë në pranga, pasi ditën e djeshme ka plagosur me thikë një 59-vjeçare nga fshati Zhupan të Fierit.

33-vjeçari A.N po nga fshati Zhupan tentoi të vriste gruan për motive të dobëta me thikë, e cila përfundoi e plagosur në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Mbi këtë shtetas rëndon vepra penale  “Vrasje për shkak të mardhenieve familjare”, mbetur në tentativë, dhe “Posedimi, blerja, mbajtja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua 1 mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.