Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku një 17-vjeçare ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri.

Ajo është transportuar nga familjarë me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka një plumb në kokë, afër syrit.

Sipas bluzave të bardha 17-vjeçaraja ka qenë e vetëdijshme kur ka mbërritur në ambientet e spitalit të Vlorës, por më pas ajo ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në koma.

Sipas mjekëve 17-vjeçarja është e intubuar, ndërsa qëndrimi i saj ende në jetë është për shkak se gjaku ka dalë jashtë kokës dhe nuk ka hemorragji. Pritet dërgimi i saj drejt spitalit të Tiranës.

Ndërkohë janë duke u marrë në pyetje familjarët, e paraprakisht dyshohet për vetëvrasje.