14 maj 2015 – Personi që tentoi të godiste Lulzim Bashën me karrige, është dënuar me 14 ditë burg. Gjykata e Korçës dha këtë dënim për 27-vjeçarin Suel Liço.
Incidenti ndodhi gjatë një takimi elektoral të Partisë Demokratike më 6 maj në Ersekë, ku po prezantohej kandidati për kryebashkiak i këtij qyteti. Karrigia e drejtuar për Bashën, kapi një 70-vjeçar të cilin e plagosi në kokë.
Liço u arrestua një ditë pas ngjarjes, dhe deri më tani ka kryer 7 ditë paraburgim.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/