Policia ka arrestuar në flagrancë një person me armë zjarri. Në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale Q.M, 36 vjeç, banues në Vlorë.
Nga burimet zyrtare mësohet se gjatë patrullimit në orët e mbrëmjes së djeshme në qytetin bregdetar, uniformat blu kanë konstatuar një person të dyshimtë i cili ka tentuar të largohet me vrap.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 36-vjeçarit dhe gjatë kontrollit personal të tij, u gjet një armë zjarri pistoletë së bashku 8 fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme





