Bashkëshorti i parë i Britney Spears, Jason Alexander, është dënuar nga gjykata për shkelje, pasi u shfaq pa paralajmërim në dasmën e këngëtares në qershor.

Një gjykatës e dënoi atë me 64 ditë, kohë për të cilën ai e ka vuajtur dënimin tashmë, ndërsa 40-vjeçari pranoi akuzat.

Ai u kap nga sigurimi pasi tentoi të prishte dasmën e Spears dhe partnerit të saj.

Alexander u martua me yllin e muzikës pop në vitin 2004, por që u anulua brenda 55 orëve.

Ndërsa Spears dhe Asghari, u martuan në një ceremoni private në shtëpinë e saj në Ventura County të Kalifornisë më 9 qershor. Ai pretendoi se Spears e kishte ftuar atë.

Megjithatë, ceremonia vazhdoi. Në dasmë morën pjesë yjet si Madonna, Paris Hilton, Selena Gomez, Drew Barrymore, Ansel Elgort dhe will.i.am.