Një 43-vjeçare u vra ditën e sotme në Salamis, Greqi.
Gruaja fatkeqe u gjet e pajetë nga e ëma, herët në mëngjesin e së martës brenda shtëpisë së tyre, në Ampelakia.
Siç u bë e ditur, 43-vjeçarja kishte ikur në shtëpinë e babait me djalin e saj, pasi kishte frikë nga ish-partneri, të cilin e kishte denoncuar pak ditë më parë, konkretisht më 2 dhjetor, për dhunë në familje dhe abuzim
Sipas denoncimit, natën e 1 dhjetorit burri e kishte goditur, kërcënuar dhe sharë dhe pasi i kishte rrëmbyer celularin dhe makinën ishte zhdukur.
Edhe pse 43- vjeçarja u largua drejt shtëpisë së prindërve nuk ka mundur t’i shpëtojë sulmit të ish-partnerit të saj.
Pasi e ka kryer krimin, ai e ka mbuluar trupin me çarçaf dhe është larguar.