Kapet një hajdut portofolash në një lokal në Shijak.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 34 vjeç, banues në Shijak.
Mësohet se ai u kap nga shërbimet e Policisë, në një lokal, në tentativë për të vjedhur portofolin e një shtetasi.





