DURRES– Policia e Durrësit bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Hilmi  Uraj, 54 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i tij u bë për arsye se me datë 11.02.2013, rreth orës 20.45, në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit të Durresit, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Rover me targa BA 896 BR, iu gjetën të fshehura në mjet 3 pako në forma dhe madhësi të ndryshme, të mbështjella me ngjitës natriban, brenda së cilave gjendej sasi lënde që për nga karakteristikat ngjason me lëndën narkotike të llojit Canabis Sativa, me peshë të përgjithshme 1.540.35 gramë.

Materialet iu kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.