Një shqiptar është përpjekur që t’i arratiset policisë britanike duke u larguar nga çatia e ndërtesës ku ruante rrënjët e kanabisit. Shqiptari në fjalë u kap më 8 shkurt të këtij viti.

Autoritetet britanike zhvilluan një operacion në Sheringham dhe zbuluan në dy apartamente të ndryshme rreth 150 rrënjë kanabisi.

Në pranga ra Oskeol Zalli, i cili në momentin e mësymjes së autoriteteve kishte tentuar të ngjitej në çati. 20-vjeçari u vu në pranga pasi u dorëzua në kopsht.

Ai i tha autoriteteve se kishte shkuar në Britani si kopshtar dhe ishte arratisur pasi kishte menduar që policët “ishin persona që kishin shkuar për t’i vjedhur kanabisin”.

Zalli e pranoi pafajësinë që në një seancë dëgjimore ditën e djeshme. Me gjithë arsyetimet e tij, në fund u vendos që 20-vjeçari të vuajë 12 muaj në një institucion dënimi për të rinjtë.