Shpesh herë në futboll kemi parë ndeshje të ndryshme, ku protagonistë padyshim kanë qenë gjyqtarët. Ndonjëherë këta të fundit bien pre edhe e dhunës së lojtarëve nga vendimet që marrin, sidomos në ligat amatore të futbollit.
I tillë është edhe rasti jonë dhe vjen nga futbolli bullgar.Në një moment gjakrat nxehen në fushë pas një faulli e normalisht gjyqtari kërkoi të ndëshkonte me karton të verdhë një nga lojtarët e pabindur.
Mirëpo, sapo ai nxorri kartonin e verdhë situata agravoi, duke sjellë dhe reagimin e kapitenit të ekipit, i cili tentoi t’ia merrte kartonin nga dora.





