Itali, 16 maj 2014 – Një grabitës banke ka mbetur i vdekur gjatë një tentative të dështuar. Siç raportojnë mediet italiane, 2 grabitës kanë tentuar të vjedhin një bankë në Ostia, afër Romës, mëngjesin e sotëm.

Ka qenë ora rreth 10.10, kur dy grabitësit kanë hyrë në bankë me pistoletë në dorë. Por grabitja është parandaluar nga punonjësi i sigurisë së bankës. Gjatë konfrontimit mes të treve, polici ka shtënë me pistoletë dhe një nga grabitësit është plagosur. Ai ka gjetur vdekjen më vonë në spital, për shkak të plagës së marrë.

Policia ka gjetur pak më larg vendngjarjes një motor të braktisur, i cili rezultonte i vjedhur. Mendohet se ky motor është përdorur nga grabitësit e bankës. Hetimet e karabinierëve vijojnë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/