Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë dy shtetas marokenë.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasit A. A., 23 vjeç, dhe L. A., 39 vjeç, të shtunën më 12 shtator  në PKK Port Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.