TIRANE, 04 mars 2013- Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasive Aldo Bardhyl Berami, vjec 21, lindur dhe banues në Tiranë, Malfedo Besim Hasmuça,vjec 23, lindur dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u krye pasi në datë 01.03.2013, rreth orës 21.00, në bashkëpunim me njëri – tjetrin  në  Rrugën e  Elbasanit këta shtetas kanë tentuar të vjedhin automjetin tip Honday, me targa TR1460 U, në pronësi të shtetasit A. Z.

Materialet proceduriale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “vjedhjes“, parashikuar nga Neni 134/2 dhe 22 të Kodit Penal.