Rreth orës 23:00, në lagjen “Visarion Xhuvani”, është tentuar të digjet mjeti “Benz” me targa AA199 PV, në pronësi të shtetasit Endrit Çeka, 33 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan.
Sipas informacioneve, pronari i mjetit ndodhej në një lokal dhe kur ka parë mjetin që po merrte flakë ka ndërhyrë menjëherë së bashku me shokët e tij. Ata kanë arritur të shuajnë zjarrin në kohë pa u dëmtuar mjeti.
Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit, pasi dyshohet se kemi të bëjmë me një tentativë zjarrvënie të qëllimshme.





