ITALI, 10 qershor 2013 – Mbrëmjen e së shtunës në Battipaglia të Italisë, përgjatë zonës bregdetare, policia italiane në djekje të fenomenit "shfrytëzim prostitucioni", ka kapur dhe arrestuar në flagrancë, për aktin e krimit "tentim grabitje", tre shtetas shqiptarë, pa leje qëndrimi në Itali, banues në Gioia Sannitica (Caserta).
Tre personat e identifikuar, të cilët janë vënë në prangat e policisë italiane janë: Alberto Skënderi, 34 vjeç, Fredi Krusa dhe Olgert Koçi, të dy 31 vjeç, pasi kërcënuan me vdekje, duke u përpjekur për t’i grabitur paratë tre vajzave prostituta bullgare, shumën prej 200 Euro, në zonën ku vajzat praktikonin prostitucionin.
Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë italiane ka bërë të mundur bllokimin e tre shqiptarëve, në momentin që vajzat kanë refuzuar dhënien e parave, teksa ata u përpoqën t’i sulmonin 3 vajzat prostituta bullgare.
Tre shqiptarët u arrestuan dhe tashmë ndodhen në burgun e Salernos.





