GJIROKASTER, 18 mars 2013- Policia në Gjirokastër ka parandaluar një vrasje të mundshme dhe ka mundur të neutralizojë dhe arrestojë në kohë autorin e quajtur, Niko Cecaj nga Skrapari.
Ky shtetas, i dënuar edhe më parë për vjedhje, ka hyrë me thikë në dorë në një dyqan në vendin e quajtur Ura e Lumit, me qëllim grabitjen e parave.
Pronari i dyqanit bëri të ditur se është kërcënuar nga Cecaj për t’i dhënë lekët e xhiros dhe është përleshur fizikisht me të.
Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e patrullës së policisë, pas së cilës u bë i mundur evitimi i një vrasjeje të mundshme dhe kapja e autorit i cili kishte si qëllim grabitjen e parave.





