Policia ka arrestuar një 51-vjeçar i cili tentoi të qëllonte prokuroren brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Fierit.
Sipas policisë, Arben Myzeqari është ngritur nga karrigia dhe tentoi të godiste prokuroren me inicialet E.Sh.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta dhe nuk dihet lidhja që 51-vjeçari kishte me çështjen penale që po gjykohej.