Arrestohet një 48-vjeçar në Pogradec, pasi ka tentuar të hyjë në ambientet e Rezidencës Qeveritare në lagjen nr. 1 të qytetit duke mbajtur në dorë një thikë.
Sipas burimeve nga policia, Fatos Afëzi, ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës, dy punonjës të Policisë së Rendit, në momentin kur këta të fundit i kanë kërkuar të dorëzojë thikën. Ai ka hezituar e madje i ka qëlluar ata me thikë, duke iu shkaktuar dëmtime të lehta.