15shtator 2015 – Një vajzë 24-vjeçare ka tentuar të hipë nga ballkoni për t’u futur në banesën e të atit, në Golem të Kavajës. E reja me inicialet E.T, e cila vetë jetonte në Elbasan, mesditën e djeshme, është ngjitur në katin e dytë, pasi i ishte mbyllur dera. Duke mos pasur çelës ajo nuk ka pasur mundësi tjetër, por ka rrezikuar duke u ngjitur nga ballkoni.
Në përpjekje e sipër, e reja është rrëzuar në tokë. Ajo është gjetur nga banorë të zonës e plagosur. Menjëherë ata e kanë transportuar për në spital, ku mësohet se ndodhet jashtë rreziku për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për ngjarje aksidentale.
/portali DurresLajm/