Aktori i “Home Alone”, Devin Ratray, u arrestua të mërkurën nën akuzën e dhunimit të të dashurës së tij në fillim të këtij muaji.
44 vjeçari tentoi të mbyste partneren në një dhomë hoteli.
Ratray u bë i njohur në fillim të viteve 1990 kur luajti rolin e Buzz McCallister, vëllai i madh i personazhit kryesor, Kevin, në dy filmat e parë Home Alone.
Mësohet se e dashura e tij, pretendoi se Ratray e goditi me grusht në fytyrë, i mbuloi gojën me dorë dhe u përpoq ta mbyste.
Raportohet se çifti ishin në një lokal dhe dy vajza iu afruan aktorit duke i kërkuar një autograf.
E dashura e tij iu dha kartat e autografit falas dhe kjo thuhet se shkaktoi debat mes çiftit.
Sipas dëshmisë së saj, pas debatit ajo u largua duke u rikthyer në dhomën e hotelit.
Aktori i shkoi nga pas dhe u përleshën fizikisht brenda dhomës. Gruaja dëshmoi se ai i vendosi dorën në fyt për ta mbytur por arriti të shpëtojë duke i kafshuar dorën.
Por Ratray dyshohet se e goditi me grusht në fytyrë para se ajo të largohej.