Ndërhyrja në kohë e Policisë së Elbasanit i ka shpëtuar jetën e një të moshuare, e cila po tentonte të hidhej në lumin e Shkumbinit.

Sipas policisë, e moshuara nuk është në gjendje të flasë dhe ende nuk dihet identiteti i saj, ndërsa kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e saj.

Njoftimi i policisë:

Në Sallë Operative të Komisariatit të Policisë Elbasan,  ka ardhur një telefonatë nga një qytetar ku ka konstatuar se një e moshuar ishte në tentativë për t’u mbytur në lumin Shkumbin. Me marrjen e njoftimit menjëherë shërbimet e Policisë të Komisariatit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë parandaluar hedhjen në lumë të saj .  E moshuara ku ka asnjë dokument identifikimi me vete dhe nuk është në gjendje të flasë.

E moshuara është rreth 80 vjeçe, e veshur me një bluze krahë gjata ngjyrë blu, me një fund të gri me vija tē bardha , ku mban me vete një çantë dore ngjyre verdhë. Policia e Elbasanit kërkon ndihmën e medias dhe të  qytetareve për identifikimin e saj.

Cilido  që kanë informacion për të moshuarën të telefonojnë në numrin 112.