Një grua 53-vjeçare ka rënë pre e dhunës nga një djalë në moshë të re, i cili ka tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Ngjarja ka ndodhur në Skrapar, ku gruaja ka qenë në shtëpinë e saj, kur i riu i ka hyrë brenda dhe ka tentuar që të kryejë akte seksuale me të. Gruaja ka rezistuar dhe ka njoftuar më pas policinë.

Pas kallëzimit, policia shpalli në kërkim të riun me iniciale Z.C. nga Korça, ndërkohë që në banesën e tij është gjetur edhe një sasi e vogël lënde narkotike.