14 shtator 2015 – Një 44-vjeçar nga Valiasi i Tiranës është arrestuar dy ditë më parë, pasi ka tentuar të përdhunojë bashkëshorten e shokut të tij.
B.K. shkoi për vizitë në shtëpinë e 34-vjeçares, pasi ishin edhe fqinj. Gruaja ndodhej me dy fëmijët e saj në shtëpi, kur 44-vjeçari tentoi ta përdhunonte. E alarmuar, gruaja u thirri fëmijëve për ndihmë, ndërsa këta të fundit lajmëruan menjëherë policinë.
Forcat blu mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur arrestimin e Kurtit në kushtet e flagrancës.
Mësohet se B.K., emigrant në Greqi, njihej me burrin e 34-vjeçares prej vitesh. Ata kishin punuar bashkë në Greqi në të njëjtin vend, por së fundmi ai kishte vendosur të kthehej në Shqipëri.
/portali DurresLajm/