Një 69 vjeçar u arrestua nga policia, pasi tentoi një sulm seksual ndaj një turisteje ruse.
Ngjarja ka ndodhur në provincën e Katanias, ndërsa 69-vjeçari do të përballet me akuzat e sulmit seksual.
Agresori ka sulmuar turisten ruse, 57-vjeçare, e cila po bënte banjë dielli mbi një shkëmb.
Turistja është munduar të mbrohet, duke tentuar të godasë edhe me një gur agresorin.
Ka qenë ndërhyrja e policisë ajo që ka shpëtuar turisten dhe ka çuar në pranga 69-vjeçarin.
Gruaja, e cila kishte gërvishtje të dukshme në trup, u transportua spitalin Cannizzaro.
Burri, i cili gjithashtu u dërgua në spital për dëmtimin në kokë, u arrestua nga policia.