Kim Kardashian është vënë edhe njëherë në shënjestër të “ngacmuesit” serial Vitalii Sediuk, dy vite pasi ai shkaktoi kaos kur e zuri pritë në Javën e Modës në Paris.
35-vjeçarja po ecte në rrugë pasi u largua nga zyrat e Balmain në kryeqytetin francez këtë të martë kur Vitalii u ka shpëtuar truprojave dhe ka tentuar t’i japë një puthje në anën e majtë të të pasmeve.
Ai u ndalua para se të arrinte qëllimin e tij dhe u hodh në tokë nga bodyguardët.
Vitalii është i njohur për bëmat e tij në tapetin e kuq dhe kjo nuk është hera e parë që kryen veprime ekstreme.





