SHBA, 2 prill 2013 – Për të paguar lirimin me kusht të së dashurës, një 32 vjeçar kishte menduar të shiste vajzën e tij 6 vjeçare për vetëm 1500 dollarë. 32 vjeçari Shawn Wayne Hughes nga Kingsport, Tennessee është arrestuar nga policia pas planeve të thurura prej tij. 

Lajmin në fjalë e ka bërë të ditur gjyshja, e cila ka denoncuar në polici 32 vjeçarin.

Po sipas policisë, Shawn Wayne Hughes, i dëshironte shumë këto para pasi do të paguante gjobën e së dashurës, e cila ishte ndaluar për abuzim me fëmijët.