Pas tentativës së një 19-vjeçareje nga Durrësi për t’i dhënë fund jetës me ilaç pllakash, një tjetër rast vetëvrasjeje është dokumentuar nga policia e qytetit bregdetar.
Këtë herë ka qenë një 31-vjeçare nga Shijaku Xh.P., që ka tentuar të vrasë veten duke konsumuar medikamente mjekësore.
Fatmirësisht 31-vjeçarja ndodhet në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.





