7 mars 2015 – Një burrë i cili vuante nga një sëmundje mendore dhe nga depresioni, rrëfen sesi një luan deti i shpëtoi jetën, pasi tentoi të vetëvritej.

Kevin Hines u hodh nga ura Golden Gate në San Francisco në vitin 2000, por ia doli të mbijetonte pavarësisht shanseve të pakta që një gjë e tillë të ndodhte. Por, pasi arriti t’i mbijetonte rënies nga ura, Hines ndjeu se diçka po e mbante mbi ujë. Pas mbërritjes së rojes bregdetare, Hines mori vesh nga dëshmitarët se kishte qenë një luan deti që e kishte mbajtur atë mbi ujë duke i shpëtuar jetën. Duke folur për Australian Broadcasting Corporation, Kevin tha se kjo ngjarje e ndihmoi që të rikuperohej dhe sot ai ia ka dedikuar jetën përpjekjeve për të parandaluar vetëvrasjet.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/