Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë një shkodran, pasi ka tentuar të vjedhë një person në tregun fshatar.
Në pranga ra V. Pepaj 46 vjeç, banues në Shkodër.
“Më datë 07.06.2017, në lagjen nr.12, tek tregu i fruta perimeve ka tentuar t’i vjedhë një sasi lekësh shtetasit Sh.B. 57 vjeç”, bën të ditur policia.
Ndaj shkodranit rëndon akuza “Vjedhja” e mbetur në tentativë.





