Policia ka bërë të mundur parandalimin e një krimi brenda familjes. Burimet zyrtare bëjnë me dije se një 33-vjeçar ka tentuar të vrasë me armë zjarri bashkëjetuesen e tij, pas një konflikti për motive të dobëta.
Mësohet se Qeriman Manaj bashkëjeton prej disa kohësh me 29-vjeçaren Sh.Sh, nënë e dy fëmijëve, të cilët i kishte nga një martesë tjetër.
Ata janë grindur dhe konflikti I dhunshëm ka ndodhur në prani të dy fëmijëve të mitur të 29-vjeçares.
Sapo është sinjalizuar për ngjarjen, policia ka mbërritur në banesën e tyre, dhe ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 33-vjeçarit Qeriman Maraj.
I riu është shoqëruar në polici, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





