KAMEZ– Blutë e kryeqytetit deklaruan se kanë filluar procedimin penal për shtetasin Agostin Zef Nili, 47 vjec, lindur në Malësi të Madhe dhe banues në Insitut Godina Nr.1, sepse rreth orës 09:30, në“Institut-Kamëz”, pranë GODINES nr 1, perpara lokal “JETSON”, ka qëlluar dhe ka tentuar ta vrasë me armë zjarri, pas nje grindje për motive të dobta, kunatin e tij  shtetasin Leke Smail Vatnikaj, i datëlindjes 28.07.1958, lindur në Tropojë dhe banues në Kamëz,  dhe më pas është larguar nga vëndi i ngjarjes me mjetin e tij Ford Mondeo me targë AA 169BS.

Në cilësinë e provës materiale janë sekusetruar tre gezhoja model 56 kalibri 7.62 mm, si dhe një predhe e po të njëtit kalibër, armë zjarri.

Aktualisht po punohet për kapjen e autorit (tashmë të identifikuar) si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane për ndjekje të metejshme për veprat “Tentativës së vrasjes mbetur në tentativë”, dhe “Arme mbajtes pa leje”, parashikuar nga nenet 76-22 /278/2 të Kodit Penal.