Një person është arrestuar sot, pasi sipas policisë, tentoi të vrasë me armë zjarri dy vëllezër.
Mësohet se Luan Meta, 41 vjeç, banues në lagjen "20 Tetori" Lushnje, është vënë në pranga.
Njoftimi i policise
Ditën e sotme, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje, pas njoftimit të marë është bërë e mundur parandalimi i një ngjarje të mundshme kriminale.
Pas një konflikti për motive të dobëta të ndodhur ndërmjet shtetasit Luan Meta dhe shtetasve D.B dhe B.B (vëllezër), këta të fundit e kanë goditur pasi pretendonin se shtetasi Luan Meta, i dëmtonte të mbjellat me bagëti.
Shërbimet policore kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kapur në flagrancë Metën duke tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasit D.B dhe B.B., shtojnë të njëjtat burime.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë model 63 me fishekë në folenë e saj si dhe 35 cope fishekë.





