Ndërhyrja në kohë e policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti pasi një person ka tentuar të vrasë më thikë një 29-vjeçar.

Pas një telefonate se në lagjen "Beqir Dardha", Elbasan, po ndodh një konflikt mes dy shtetasve, ku njëri prej tyre kishte dhe armë të ftohtë, efektivët kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Besnik Selita, 41 vjeç.

Arrestimi në flagracë i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi në lagjen “Aqif Pasha”, gjatë një konflikti për motive të dobta, ka tentuar të vrasë me thikë, shtetasin R.L., 29 vjeç, banues në lagjen “Aqif Pasha” Elbasan.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e ftohtë (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 76, 22 të Kodit Penal.