3 maj 2015 – Një 36-vjeçar ka tentuar të vrasë me thikë vëllanë e tij.
Ngjarja e rëndë u shënua ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku konflikti brenda familjes degjeneroi në përdorimin e armëve të ftohta.
Autori i krimit është Vullnet Zekaj, 36 vjeç, i cili goditi me thikë vëllanë e tij T.Zekaj, 55 vjeç. Ky i fundit ndodhet i shtruar në spitalin e Vlorës, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Pas aktit të kryer ndaj vëllait të tij, Vullneti është larguar menjëherë, veprim ky që ka vënë në lëvizje policinë e Vlorës, e cila e ka shpallur në kërkim.
36-vjeçari i kërkuar nga uniformat blu, akuzohet për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare e mbetur në tentativë”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/