Një vajzë 17 vjeçe nga Durrësi është vetëhelmuar me ilaçe, e ka përfunduar në spital, por pas ndihmës së marrë aty, ka shpëtuar.
Shtetasja R.H., është vetëhelmuar me medikamente mjekësore në banesën e saj, bën me dije policia.
Pasi është konstatuar veprimi i saj nga ana e familjarëve, është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit. Pas ndërhyrjes së mjekëve, adoleshentja u largua pa probleme për jetën.
Ndërkohë çështja i ka kaluar Prokurorisë dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet që e çuan të renë drejt këtij akti.





