Tenton të fusë lëndë narkotike në burg teksa shkoi të vizitonte të vëllanë, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari nga Durrësi. Policia ka sekuestruar 26 gramë canabis sativa dhe 31 doza heroinë.

Shërbimet e policisë së burgut të IEVP Rogozhinë, gjatë kontrollit të sendeve që një shtetas kishte sjellë për të vëllanë, i cili vuante dënimin pranë ambienteve të IEVP Rogozhinë, kanë konstatuar që në rrobat e tij, mbante të fshehur lëndë narkotike.

Është njoftuar menjëherë grupi hetimor dhe specialistët për Narkotikët të cilët në përfundim të hetimeve kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

E. B., 29 vjeç, banues në Durrës.

Materialet do t'i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë për veprën penale “Prodhimi dhe shitje të narkotikeve”.