Një person i dyshuar si kultivues i bimëve narkotike është plagosur gjatë ndjekjes nga Policia.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lajthisë në Fushë-Arrës, ku i riu ka përfunduar me makinë në humnerë në tentativë për t’i shpëtuar kapjes nga uniformat blu.

I plagosuri është G. Marku, 30 vjeç, i cili pas aksidentit me makinë ka humbur shumë gjak dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Ftenton-ti-shpetoje-policise-bie-ne-humnere-kultivuesi-i-droges%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=7c26c7ab72Aktualisht i plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal të Fushë-Arrësit dhe pritet të transferohet në Tiranë me helikopter.