Kanë dalë sot para gjykatës Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, të burgosurit e 313-ës që të dielën tentuan arratisjen. Çekaj dhe Pjetri shihen të qeshur dhe pa pranga teksa presin dënimin e gjykatës.

Bashkë me ta në gjykatë është dhe Lulzim Çepele, një i dënuar për shfrytëzim prostitucioni që ndihmoi në realizimin e planit duke shpërqendruar rojet.

Të tre do të përballen me togat e zeza me akuzën e “tentativës së largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit”.

Arratisja e tyre dështoi, pasi u kapën nga gardianët në momentin kur po tentonin të kalonin mbi murin rrethues.